Planet e Rusisë për të kryer stërvitje taktike bërthamore nuk janë gjë tjetër veçse një shantazh i vazhdueshëm bërthamor, tha të hënën zëdhënësi i agjencisë së spiunazhit ushtarak të Ukrainës.

“Ne nuk shohim asgjë të re këtu, përveç efektit të informacionit dhe deklaratave… Shantazhi bërthamor është një praktikë e vazhdueshme e regjimit të Putinit,” tha Andriy Yusov për televizionin kombëtar, raporton Reuters.