energjie. Energjia, një burim i pastër i sheqerit natyral nuk shkakton luhatjet e sheqernave në gjak. Kanella dhe mjalti i tregojnë rrugën glukozës që t’i bëjë trupit mirë dhe ofrojnë një përmirësim të ndjeshëm në menaxhimin e diabetit të tipit 2.
Pickimet e insekteve: Një nga përfitimet e kombinimit të mjaltit dhe kanellës është lehtësimi nga pickimet e insekteve. Kanella është një substancë anti-inflamatore. Mjalti është përbërësi antiseptik dhe terapeutik i shumë produkteve kozmetike. Ja përse kombinimi i të dyve jep rezultat ndaj të gjitha irritimeve të lëkurës dhe pickimeve dhe në të njëjtën kohë parandalon formimin e infeksioneve.
Tretja: Mjalti dhe kanella ndihmojnë në shëndetin dhe funksionimin e sistemit tretës. Të dyja shuajnë gazrat nga stomaku dhe zorrët. Ato shërojnë stomakun e lënduar, infeksionet e fshikëzës së urinës dhe zbusin fryrjet.
Artriti: Mjalti dhe kanella përdoren së bashku edhe për të lehtësuar dhimbjet nga artiti. Konsumimi i rregullt i kësaj përzierje magjike mban kockat shëndetplotë dhe zbut dhimbjet e kyceve. Mjaltin dhe kanellën mund ta përzieni me ujë të vakët dhe të përfitoni të njëjtat rezultate fantastike.
Kujdesi për lëkurën: Lëkura është një nga përfitueset e mjaltit dhe kanellës. Një aplikim i thjeshtë i pastës magjike mund të trajtojë infeksionet më minimale apo edhe puçrrat. Mjalti dhe kanella së bashku mund të përhapen mbi plagë, apo thjesht në lëkurë.
Çrregullimet e zemrës: Mjalti dhe kanella përdoren për të ulur nivelet e kolesterolit, që do të thotë se ato i japin një mburojë të madhe zemrës duke garantuar shëndetin e saj. Kolesteroli i keq mund të çojë në shfaqjen e arteriosklerozës apo trashjes së mureve të enëve të gjakut dhe arterieve. Kjo rrit edhe shanset e goditjes nga një atak në zemër. Mjalti dhe kanella ushqejnë flokët, i mbrojnë ato nga rënia, dhe stimulojnë rritjen e tyre. Të dy këto produkte mund të përdoren individualisht edhe për higjienën orale, në heqjen e erës së keqe të gojës apo për të lehtësuar dhimbjet e dhëmbit.