Ish-presidenti Hashim Thaçi është larguar nga EULEX në Fushë Kosovë.
Protestuesit që ishin të pranishëm kanë thirrur “UÇK, UÇK”, derisa veturat e EULEX-it kanë marrë drejtimin e Aeroportit të Prishtinës.
Pas qëndrimi të djeshëm në vendlindjen e tij në Burojë të Skenderajt, ku ka bërë homazhe të varri i babait të tij, ai natën e ka kaluar në zyrat e EULEX-it në Kosovë.
Në këto zyra sot ai është vizituar nga tre vëllezërit e tij.