Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Olta Gixhari nis pushimet – tregon linjat trupore

22. Juni 2025

“Aty ku një peshk ka vendin”, Festa Qoqaj ndez rrjetin me fotot nga plazhi

22. Juni 2025

Reagon Papa pas sulmit amerikan ndaj Iranit: Ndalojeni tragjedinë e luftës

22. Juni 2025

Pesë të arrestuar në Shtime pas një përleshjeje fizike

22. Juni 2025

Bëhuni gati për një javë të nxehtë, temperaturat arrijnë në 35 gradë Celsius

22. Juni 2025

Aksident me fatalitet në Ferizaj, vdes një 65-vjeçar

22. Juni 2025

IDF: Izraeli ende ka një sërë qëllimesh në Iran pas sulm’eve të ShBA-së

22. Juni 2025

Zelensky paralajmëron Putinin: Do të përfundoni si miqtë tuaj në Iran

22. Juni 2025

Gjermania i kërkon Iranit të rifillojë ‘menjëherë’ bisedimet me ShBA-në

22. Juni 2025

Meda ndahet me bashkëshorten? Këngëtari flet haptazi

22. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
U tha se harxhoi mbi 800 mijë euro për blerje online, reagon për herë të parë bashkëshortja e Veliajt
Lajme

U tha se harxhoi mbi 800 mijë euro për blerje online, reagon për herë të parë bashkëshortja e Veliajt

17. Februar 20252 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Ka reaguar për herë të parë mbi akuzat e SPAK bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa,.

Ajo përmes një reagimi të gjatë në “Facebook”, ka thënë se shifrat për blerjet mbi 800 mijë euroshe i mori vesh nga mediat.

“Vonesa e këtij sqarimi të detajuar, lidhet me faktin se unë fustanët dhe bizhutë 800 mijë euro i kam marrë vesh në të njëjtën kohë me ju. Nga mediat”, shkroi Xoxa.

Bashkëshortja e Veliajt ka mohuar të ketë bërë blerje mbi 800 mijë euro për fustane e bizhuteri, duke e cilësuar si deklaratën më skandaloze ndaj saj.

Reagimi i plotë, pa ndërhyrje:

Të gjithëve ju që më lexoni, ju kërkoj të parafytyroni vetëm faktin që unë jam e hetuar, por jo e pandehur, pavarësisht se e dënuar dhe e ekzekutuar pa gjyq në gjyqin e politikës, medias dhe rrjeteve sociale.

Vonesa e këtij sqarimi të detajuar, lidhet me faktin se unë fustanët dhe bizhutë 800 mijë euro i kam marrë vesh në të njëjtën kohë me ju. Nga mediat. Ndërsa akt-akuzën qindrafaqëshe e kam marrë vetëm pasi jam akuzuar për këtë shifër tromaksëse dhe për një sërë çudirash të tjera, një ditë përpara se të shkoja në sallën e gjyqit.

E marrë peng me dhunë në këtë valle shpatash e thikash mediatike dhe e konfirmuar si peng nga një trupë paragjykuesish, kam qenë e detyruar ta nis me vonesë punën për evidentimin e shifrave reale të financave që kanë të bëjnë me mua në atë akt-akuzë të mbushur me të pavërteta.

Tani jam gati që nga sot dhe në ditët në vijim, të sqaroj me detaje të imta, narrative dhe financiare, dhe me përgjegjësi të plotë publike apo ligjore, të gjithë këtë bllof të dhunshëm, të cilin do ta përball deri në Gjykatën e Strasburgut me pafajësinë time të plotë.

E para pjesë e të pavërtetës së madhe, që dua ta çmontoj dhe ta flak nga vetja si një thes, që ma kanë hedhur në kokë për të më shëtitur nëpër rrugë, duke nxitur linçimin tim me pështyma dhe gurë, është natyrisht ajo më skandalozja: 800 mijë euro online fustanë dhe bizhu.

Arjola Xoxa
Share. Facebook
Previous ArticleMoment i rrallë emocionues: Hashim Thaçi e Haxhi Shala bashkë në Hagë
Next Article Adrola Dushi plot elegancë në paraqitjen e fundit

Related Posts

Pesë të arrestuar në Shtime pas një përleshjeje fizike

22. Juni 2025

Bëhuni gati për një javë të nxehtë, temperaturat arrijnë në 35 gradë Celsius

22. Juni 2025

Aksident me fatalitet në Ferizaj, vdes një 65-vjeçar

22. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Olta Gixhari nis pushimet – tregon linjat trupore

Read More

“Aty ku një peshk ka vendin”, Festa Qoqaj ndez rrjetin me fotot nga plazhi

Read More

Reagon Papa pas sulmit amerikan ndaj Iranit: Ndalojeni tragjedinë e luftës

Read More

Pesë të arrestuar në Shtime pas një përleshjeje fizike

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.