Menjëherë pas skualifikimit, Meriton Mjekiqi ka folur për mikrofonin e Top Channel.

Ai u shpreh se me rëndësi ka që mësoi se familja e tij jashtë ishte mirë, ndërsa shtoi se nuk ka lexuar ende asnjë lajm për veten e tij. I pyetur për raportin me Ilnisën, ai tha se i dhanë dashuri njëri-tjetrit dhe se do vazhdojnë ta bëjnë.
“Me rëndësi që familja qenka mirë, hala s’kam lexu asnjë lajm. Me Ilnisën… i dhamë dashuri njëri-tjetrit, do vazhdojmë të flasim”, tha ai.