U raportua se është keqtrajtuar nga i dashuri, reagon ashpër Ana Kabashi
Ana Kabashi reagon pas një lajmi të rremë se është keqtrajtuar nga i dashuri: Pyetja ka qenë për vra’sjen e 18-vjeçares dhe përgjigja ime ishte për femrat në tërësi Këngëtarja e njohur, Ana Kabashi, mbrëmë (e shtunë) ka dhënë një intervistë të re për të folur më shumë rreth projektit të saj të fundit “Sa kem pi”.
Krahas kësaj, ajo është pyetur edhe për vra\sjen e 18-vjeçares nga Ferizaj duke qenë se këto ditë ka bërë bujë të madhe në mediat shqiptare. Derisa po fliste për rastin tragjik, artistja nga Peja filloi të qante pasi këto janë ngjarje të shumta që ndodhin në Kosovë e po ashtu ka edhe shumë femra të tilla.
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Pas intervistës, në media të ndryshme ka qarkulluar lajmi se Ana është keqtrajtuar nga i dashuri gjë e cila nuk është thënë fare dhe se është mohuar publikisht nga vet këngëtarja. “Oj mediat shqiptare se më mirë të mos flas hiç se fjalët për klikime i nxjerrni për bishti, pyetja ka qenë për vajzën e cila u vr’a dhe përgjigja ime asnjëherë nuk ka qenë për vete por për të gjitha femrat në tërësi edhe që më ka prekur rasti i saj. Shikoni intervistën dhe pastaj shkruani se më çmendët”, ka qenë sqarimi i Kabashit.
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)