Dj Dagz ka bërë një veprim të veçantë për partneren e tij, Einxhel.
Ai ka zbuluar në Instagram një tatuazh të ri që ka bërë në pjesën e parakrahut, dedikuar moderatores. Tatuazhi përmban dy duar të kapura, një simbol i qartë i lidhjes së tyre të fortë.
“Ndoshta vetëm prekja e një dore,” ka shkruar Dagz në postimin e tij, duke etiketuar Einxhel dhe duke shprehur ndjenjat e tij përmes këtij gjesti të bukur.
