Aktori Albano Bogdo dhe këngëtarja Baby G kanë shprehur hapur ndjenjat për njëri-tjetrin gjatë kësaj jave. Mes tyre, ka një pëlqim që deri më tani është mbajtur e fshehtë e mesa duket tashmë kanë vendosur të flasin hapur.
Por, pasi panë klipin me diskutimet dhe momentet e tyre, ata u shprehën se janë vetëm shok dhe gjithçka e kanë bërë për lojë. Një klip u shfaq ku dy fermerët dukeshin shumë të afërt me njeri-tjetrin, madje një puthje duket se ka ndodhur mes tyre.
“Ishte në spektaklin kur unë doja të largohesha, edhe Baby G erdhi pas meje të më qëndronte afër. Kishim pirë pak, po qeshnim”, tha Albano pasi pa klipin me momentet e tyre larg fermerëve të tjerë.
Mirëpo, dy protagonistët i kanë dhënë fund dilemës, duke mohuar që mes tyre të ketë ndjenja.
“Nuk e di pse i kanë kapur skenat kështu. Si e keni bërë montazhin del më ndryshe nga çfarë është. Albano është afër me shumë femra dhe përqafohet. Ndonjë herë bëjmë gallatë me njëri-tjetrit. Është një aktrim i bukur”, tha Baby G.
“Nuk ka asnjë ndryshim në raportin tonë. Kemi qenë shok që nga dita e parë dhe vazhdojmë të jemi”, shtoi Albano.