Ish-banorja “Big Brother VIP Albania”, Sara Karaj, ka hapur zemrën rreth jetës së saj personale dhe sfidave që ka hasur në rrugëtimin e saj si nënë, në një intervistë të fundit në Top Channel.
Gjatë intervistës, modelja e suksesshme foli për marrëdhënien e saj me babain e vajzës, duke zbuluar se ndarja mes tyre erdhi për shkak të mosmarrëveshjeve. Sara thekson se lidhja me të u zhvillua në një atmosferë dashurie, por përfundoi pasi ata e kuptuan se kishin pritshmëri të ndryshme nga e ardhmja.
“Kemi pasur disa keqkuptime në çift, janë gjëra që ndodhin pas lindjes së fëmijës. Ai kishte perspektiva të tjera dhe unë të tjera,” rrëfen Sara, duke shtuar se ndarja ishte një vendim i përbashkët dhe se vazhdon të ketë një marrëdhënie të mirë me ish-partnerin, për hir të vajzës së tyre.
Pavarësisht sfidave, Sara tregon se vajza e tyre është rritur në një mjedis me shumë dashuri dhe mbështetje nga të dy prindërit. Ajo tregon gjithashtu se ka jetuar në të njëjtën lagje me familjarët e saj dhe se ajo dhe babai i fëmijës përpiqen për të siguruar që vajza e tyre të ndihet e sigurt dhe e dashur.
Intervistën mund ta gjeni këtu