Disa javë më parë, aktori i njohur Osman Azemi, ose siç njihet me emrin artistik “Gjyla”, pësoi një aksident, gjë që bëri që ai të marrë një trajtim më të thelluar për shëndetin e tij.
Në një postim në Instagram, Azemi ka shkruar se aksidenti e nxori për pak kohë jashtë skenës.
“Të dashur ,
Pas aksidentit që më nxori pak jashtë skenës (jo nga roli, po nga rruga 🙂 ), dua t’ju falënderoj për kujdesin, dashamirësinë dhe të gjitha mesazhet që më kanë ngrohur zemrën”.
Për në fund, Azemi thekson se shëndeti po përmirësohet dhe se humori nuk i ka munguar kurrë – “akoma nuk kam kaluar në dramë”, shprehet ai, duke shtuar se vazhdon të qëndrojë i fortë në komedi.