Mbrëmjen e së premtes konkurrenti që u largua nga “Dancing With The Stars”, ka qenë Juliana Nura.
Në Fan Club me Kiara Titon, Juliana u shpreh se ishte e shokuar kur juria vendosi se ishte ajo që duhej të largohej atë mbrëmje. Sipas saj ishte diçka që nuk e priste dhe nuk e meritonte sepse së bashku me balerinin e saj Dionin, ishin një çift që çdo puntatë kishin vlerësime të mira. I erdhi keq që Ilir Shaqiri e nisi me komente negative, gjithashtu ndihet e zhgënjyer pasi ka dhënë shumë nga vetja për këtë spektakël, që sipas saj juria nuk e vlerësoi.
“Unë isha e shokuar, nuk e di se çfarë kam folur në ato momente. Ne hapëm garën dhe në momentin e parë që Iliri filloi të fliste, ai filloi me negativet. Dihet që ne kemi qenë gjithmonë me pikët më të larta, gjithmonë në vendin e dytë, të tretë dhe të katërt, për tetë puntata. Vjen puntata e nëntë, Iliri fillon të flasë dhe është negative ajo çfarë fliste, më pas rrodhi tek Valbona, tek Olta, ndërsa Lori ishte ajo që tha diçka pozitive për ne të dy. Kur thotë Dioni që është një super koreografi, një super kërcim dhe ia dole mirë, unë u çudita pak dhe nuk e prisja pak. Unë mendoj që juria vendos në fund dhe jo publiku. Nuk e kemi parë kund sa ka votuar publiku, por juria vendosi që të iknim këtë puntatë.