Policia e Kosovës ka raportuar se ka arrestuar një serb është si i dyshuar për krime lufte në Kosovë.
Ai është arrestuar në lagjen Emshir në Prishtinë.
Sipas policisë, ai gjithashtu dyshohet se ka kryer veprën penale “Krime kundër popullatës civile” në qershor të vitit 1999.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-serb, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile”, thekson raporti.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.