Liami i ftuar në një emision televiziv rrëfeu për ngjarjen e pakëndshme që i ndodhi brenda shtëpisë së BBVA.
Ai pak kohë pasi hyri në shtëpi, u arresta nga policia.
Kjo bëri shumë bujë nëpër medie, pasi nuk kishte ndodhur ndonjëherë një gjë e tillë në këtë format.
Liami i zhgenjyer shprehet:
“Rëndësia më e madhe për mua ishte, pse familja ime ta përjetonte këtë gjë.
Sepse e vetmja gjë që unë deshsa që prindërit e mi mos të mërziteshin, unë me ta dua të kaloj sa më shumë kohë tani. Mami u mërzit më shumë, kur më vizitoi ishte shumë e mërzitur, nuk fliste fare, e shihja që kishte qarë me orë të tëra.
Por, gjithsesi e kaluan me sportivitet, luftuan dhe aty janë prapë me mua”.