Për nder të 22 vjetorit të rënies heroike të familjes Jasharaj, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ripublikuar një fotografi ku shihet së bashku me komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.
Bëhet fjalë për një fotografi të vitit 1993, ku Thaçi shihet krahë për krahë me Adem Jasharin.
Por për këtë fotografi, ai tash e disa vite ka marrë akuza se nuk është e vërtetë por është rregulluar me programin e “Photoshop”.
Dyshime në vërtetësinë e fotografisë kishte hedhur Ramiz Behluli, në vitin 2016, ku përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, kishte thënë se fotoja është e falsifikuar.
Këtë e kishte shpjeguar në Facebook duke analizuar foton.
“1.Prerje jo profesionale e fotos
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
2.Bërryli i krahut ? (Le ta analizojnë ortopedët se është e mundur të lakohet krahu në këtë formë ovale) siç është në foton 1 )?!
3.Shikimi i A Jasharit ?!
4.Sfondi (mbrapa Vetëm ngjyrë e bardhë pa asnjë detajë të vogël)
5.Cili prej tyre ishte më i gjatë (Afërsia e njejtë nga është bërë foto)?!”, kishte shkruar ai.
Hashim Thaçi gjatë kohës së luftës mbante pozitën si drejtues politik i UÇK-së.