Donald Trump dëshiron që SHBA-ja të bëhet “kryeqyteti i kriptove të botës”. Siç njoftoi ai në rrjetin e tij social Truth të dielën, pesë monedha janë vendosur të përfshihen në rezervën e re strategjike të kriptove.
Detajet rreth rezervës së re strategjike nuk dihen ende dhe më shumë informacion pritet të publikohet të premten, kur Trump do të presë Samitin e parë të kriptove në Shtëpinë e Bardhë.
Gjithashtu nuk është ende e qartë nëse do të kërkohet një akt i Kongresit… për të krijuar rezervën.
Vlerat e të pesë kriptomonedhave u rritën pas njoftimit të Trumpit, raportojnë BBC dhe Reuters.
Vlera e tri kriptomonedhave kryesore u rrit deri në 62 për qind të dielën. Bitcoin, kriptomonedha më e madhe, u rrit 11 për qind, ndërsa Ethereum u rrit afërsisht 13 për qind.
Trump nuk e fshehu entuziazmin e tij për kriptovalutat as gjatë fushatës presidenciale. Menjëherë pas marrjes së pushtetit në janar të këtij viti, ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv për krijimin e një grupi punues të ngarkuar me propozimin e ligjeve dhe rregulloreve të reja për kriptovalutat.