Në Sarajevë, tre shkolla të mesme janë evakuuar mëngjesin e kësaj të hëne, pas raportimeve për bomba, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme të Sarajevës.
E-mailet e tri shkollave të mesme të Sarajevës kanë marrë njoftime për bomba të vendosura, gjë që ka bërë të nevojshme evakuimin, konfirmon policia.
Njoftimet kanë ardhur nga shkollat mekanike-teknike, ndërtimore-gjeodezike dhe e mesmja tregtare në Sarajevë.
Pas evakuimit, ekipet policore po kryejnë kontrolle në të gjitha shkollat, dhe janë në gatishmëri njofton policia Sarajevës.