Ekspertët analizojnë se si emigracioni ka ndryshuar tendencat e strehimit.
Të dhënat tregojnë se shtetasit e huaj vendosen kryesisht në tri qytetet më të mëdha të Zvicrës
Në Cyrih, numri i njerëzve që vijnë nga jashtë është pothuajse 7000 në vit më i lartë se ai i largimeve jashtë vendit. Në Gjenevë, kjo shifër rritet në 5,300 dhe në Bazel në pothuajse 2,500.
Ndërsa nuk ka asnjë provë zyrtare që – siç pretendojnë të djathtët – këta të ardhur të rinj shkaktojnë mungesë banesash në zonat ku ata vendosen, “çmimet e pronave të banimit janë rritur më shpejt në rajonet me emigracion të lartë”, sipas profesorit të ekonomisë Volker Grossmann.
“Një imigrim neto prej 1 për qind çon në një rritje prej 2.2 për qind të çmimeve për qiratë e reja”, shtoi ai./albinfo.ch