Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua e moshës 61 vjeçare ka ndërruar jetë nga goditja e trenit.
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, me datë 30.09.2019 rreth orës 12:40, është informuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Lutogllavë- Pejë, midis një këmbësori dhe trenit të udhëtareve.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, Z.K. f/k/sh e lindur (1958).
“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, më 30.09.2019, rreth orës 12:40, është informuar për një rast, i cili ka ndodhur në fshatin Lutogllavë, Pejë, në mes të një këmbësori dhe trenit të udhëtarëve. Menjëherë policia ka dalë në vendngjarje, ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, Z.K. f/k/sh e lindur (1958)”, thuhet në komunikatë.