Për rastin ka shkruajtur edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj. Kjo e fundit u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.
Ajo tutje ka thënë se ambasada e Kosovës në Berlin dhe Konsullata në Bavari janë në kontakt me autoritetet gjermane për t’u sqaruar kjo tragjedi.
Postimi i plotë i ministres së Jashtme:
Të nderuar Qytetarë,
Me rastin e vdekjes tragjike të personave B.A dhe H.A (13 dhe 17 vjeçar) në Gjermani, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për prindërit e familjarët, si dhe qytetarët e Deçanit dhe Kosovës.
Ambasada e Kosovës në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Bavari janë në kontakt me autoritetet gjermane për t’u sqaruar kjo tragjedi e rëndë.
Jeta jashtë vendlindjes në këto rrethana din të jetë shumë e rëndë, dhe jemi duke bërë çdo gjë që familjes t’u gjindemi pranë në këto çaste të vështira.