Emetimet e gazeve serrë, janë gjithashtu të lidhura me sistemin tonë ushqimor, i cili duhet të rishikohet plotësisht nëse duam të mbrojmë planetin. Mënyra se si njerëzit prodhojnë dhe konsumojnë ushqimin mund të shtojë pothuajse 1 shkallë ngrohje në klimën e tokës deri në vitin 2100. Si rezultat, vazhdimi i ndjekjes së modeleve të sotme dietike mund të shtyjë rritjen e temperaturës përtej kufirit të parashikuar.
Një studim i ri, i publikuar në Nature Climate Change është fokusuar në analizimin se si prodhimi i ushqimeve të ndryshme kontribuon në emetimin e gazeve serrë.
Analiza vlerësoi se nëse niveli i emetimeve të ushqimit do të vazhdonte siç është sot, kjo do të përkthehej në të paktën 0.7°C të ngrohjes globale deri në fund të shekullit.
Studiuesit në studimin e tyre llogaritën se deri në vitin 2030, metani do të përbëjë 75% të pjesës së ngrohjes për shkak të ushqimit. Dioksidi i karbonit, së bashku me oksidin e azotit, do të përbëjnë më pas pjesën tjetër të emetimeve.