Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shqipëri, ku një makinë e tipit “Benz” humbi drejtimin dhe ka rënë në anën e lumit Vjosa.
Nga ky aksident raportohet se kanë humbur jetën 8 persona, të cilët dyshohet se janë emigrantë nga Lindja e Mesme, ndërsa shoferi i makinës nga qyteti i Shkodrës, shkruan TCH.
Nga fotot e publikuara, makina shihet e shkatërruar plotësisht.
Siç raportohet tutje, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.