Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën Gjilan-Prishtinë mbrëmjen e së shtunës.

Lajmin e ka bërë të ditur për Insajderin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se viktimat kanë vdekur në vendngjarje.
“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje”, thotë Ahmeti.
“Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”.
Mediat raportojnë se tri viktimat kanë humbur jetën pasi vetura ka rënë në Liqenin e Badovcit.