Një ëmbëlsirë e shpejtë, pa shumë shpenzime dhe me shumë shije.
Vezët rrahini mirë, shtoni gjalpën e prerë dhe miksojini të gjitha bashkë sërish.
Çokollatën shkrijeni e shtojeni tek vezët.
LEXO EDHE: Receta bazë për ‘waffle’ që kaq shumë i duan fëmijët
Biskotat kalojini në qumësht e pastaj renditini në tavën përkatëse ashtu që të bëhet një rend biskota, një rend krem, derisa të shpenzohet i gjithë materiali.
Sipas dëshirës, mbi kremin mund të shtoni edhe arra të thërmuara, por nuk është e domosdoshme.
Para servimit, ëmbëlsirën ftoheni mirë.