Toka do të kthehet në një “ferr” të vërtetë nëse valët e të nxehtit nuk i nxitin qeveritë e vendeve që të marrin masa për ndryshimet klimaterike.
Ky është paralajmërimi që vjen nga një shkencëtare e klimës në një kohë kur Toka po përballet me fenomene ekstreme të motit.
“Njerëzimi duhet të presë gjithnjë e më shpesh fenomene ekstreme të motit, nëse temperaturat globale vijojnë të rriten me ritmet aktuale,” deklaroi Dr. Akshay Deoras, nga departamenti i meteorologjisë në Universitetin Reading.