Prej disa kohësh, reperi i njohur Stresi po punon fort për albumin e tij të ri, i cili do të titullohet “Archimed”.
Ky album do të përmbajë projekte të punuara me dashuri e përkushtim të madh nga reperi, i cili tashmë e ka gati këngën e tij të parë.
LEXO EDHE: ‘Je e re, jam i ri’ dueti nga Mihrija e Naimi
Shumë shpejt, Stresi do të lançojë projektin e titulluar “Eureka”, siç ka bërë të ditur në postimin e fundit në Instagram.
Këtë njoftim, reperi e ka shoqëruar me një “thumb” për kolegët e tij, duke treguar se me këtë këngë do t’i mësojë të gjithëve sesi këndohet.
“Thash t’ju kallxom qysh knohet e qysh osht realiteti”- shkruan Stresi ndër të tjera.