TikTok është kthyer në dyqanet e aplikacioneve të Apple dhe Google pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ka shtyrë ndalimin e aplikacionit në pronësi kineze dhe siguroi gjigantët e teknologjisë se nuk do të gjobiten për lejimin e shkarkimit të tij.
Aplikacioni popullor i përdorur nga pothuajse gjysma e të gjithë amerikanëve, u ndalua për pak kohë muajin e kaluar, përpara se një ligj të hynte në fuqi më 19 janar që kërkonte që pronari i tij kinez ByteDance ose ta shesë atë për arsye të sigurisë kombëtare ose të përballet me një ndalim.
Të nesërmen, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që kërkonte të vonojë zbatimin e ndalimit me 75 ditë, duke lejuar TikTok të vazhdojë përkohësisht operacionet e tij në SHBA. Megjithëse TikTok rifilloi shërbimin pas garancive të Trumpit, Google e hoqi atë nga Play Store dhe Apple nga App Store.
Por, TikTok, aplikacioni i dytë më i shkarkuar në SHBA vitin e kaluar, së fundmi ka njoftuar se tashmë është i disponueshëm përsëri për shkarkim.
Bëhet e ditur se vonesa mund të ishte për shkak se Google dhe Apple po prisnin garanci se nuk do të ndiqeshin penalisht për shpërndarjen e aplikacionit.