Tifozja e famshme, Ivana Knoll është e pranishme në tribunat e stadiumit të Hamburgut për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Kroacisë.
Nga ora 15:00 zhvillohet ndeshja e cila ka një rëndësi të veçantë.
Modelja e njohur kroate është e pranishme në stadium dhe tashmë ka filluar të publikoj imazhe, ku shihen edhe tifozët shqiptarë mbrapa saj.
Ivana Knoll u bë e njohur në Kupën e Botës “Katari 2022” me veshjet e saj provokuese.
Kujtojmë që dy shtetet do ta kenë ndeshjen “jetë e vdekje” për të vazhduar tutje në Euro 2024.