I dyshuari për vrasjen e gruas së tij në Pejë, kishte një të kaluar në polici. Gjykata Themelore në Pejë ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se, Edmond Lajqi i dyshuar për vrasjen gruas në Pejë, me 1 shkurt të vitit 2022 është shpallur fajtor për dhunë në familje.
Insajderi ka arritur ta sigurojë edhe aktakuzën e Gjykatës Themelore në Pejë të vitit 2021.
Në aktakuzën e 5 tetorit 2021 theksohet se Lajqi ka ushtruar kryer veprën penale “dhunë në familje”.
Aty thuhet se ai kishte kryer dhunë psiqike ndaj Gjyljeta Ukellës, duke e fyerë me fjalë si “ku*v”, “gjysma e Pejës janë frajerat e tu”.
“Pikërisht ne shtëpinë e tij, ushtron dhunë psiqike ndaj bashkëshortes të tij, të demtuarès Gjyljeta Ukella, ne atë mënyrë që, ditën kritike pas një zënke verbale qe kishin në mes veti, (për shkakë se i pandehuri ka 3-4 vite vazhdimisht e ofendon me fjalë të dëmtuarën ) duke i thënë se “ti je krvè, vëllai yt po don me të nda dhe me të martu me miqasin e tij, gysma e Pejës, janë frajerat e tu, e shumë fjalë të tjera, ku e njëta e lajmëron rastin ne polici“, thuhet në aktakuzën e siguruar nga Gazeta Insajderi.