Tetë persona kanë pësuar lëndime trupore të dielën në qendrën e skijimit në Brezovicë.
Një gjë e tillë është bërë e ditur në një njoftim të vonë nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim në faqen e tyre zyrtare në ‘Facebook’.
Sipas tyre, në gjashtë nga tetë rastet e intervenimit, ata hasën në thyerje të gjymtyrëve, lëndime të gjurit dhe konsumim i tepruar i alkoolit.
“Sot në qendrën e skijimit në Brezovicë ekipet tona ju kanë dalur në ndihmë qytetarëve të cilët kishin nevoj pas lëndimeve të pësuara gjatë skijimit si thyerje të gjymtyrëve, lëndime të gjurit dhe alkoolit të tepruar. Gjithësej sot kemi ndërhyrë në 6 raste me 8 të lënduar”, thuhet në njoftimin e tyre.