Olsi Bylyku nuk ka në plan t’i ndalë kunjat ndaj Top Channel dhe këtë herë, përmes një postimi në Instagram, ku promovoi këngën e tij të re, aktori i humorit, vendosi të qëllonte 2 zogj me një gur: T’u thoshte njerëzve që do të publikojë projektin e ri, si dhe të thumbonte Top Channel-in.
“Isha duke e menduar pak sot, se ndoshta juve ju vjen për të qeshur. Po si përfunduam kështu ne? Me të qeshur, me të qeshur, (por) “Klanifornia” u mbyll, na lanë pa punë, pa rrogë, pa gjë. Mes 4 rrugëve! Si përfunduam kështu ne? Ikëm tek Top-i për më mirë, na nxorën për dy javë. Domethënë, na nxori populli se s’ka lidhje Top-i me atë pjesë, as produksioni…po hajd’, shyqyr ju kam juve. Mërziten ndonjëherë ata të shtëpisë”, u shpreh ai dhe theksoi në mbishkrim se videoja nuk është për të qeshur.