Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Mosrritja e pagave qon në grevë 48 orëshe në Hekurudhat e Kosovës, ndalet qarkullimi i trenit

12. Juni 2025

Sot varroset ish-kryeministri, Bujar Bukoshi

12. Juni 2025

26 vjet nga çlirimi i Kosovës

12. Juni 2025

Franco Foda drejt largimit nga Kosova, në negociata me skuadrën arabe

12. Juni 2025

“Është bërë legjendë” – Arjola flet për shtëpinë që iu premtua në “BBVA”

12. Juni 2025

Ky është sulmuesi që vrau fëmijët në shkollën e Grazit

11. Juni 2025

Mali i Zi e nis mbrapsht sezonin turistik- Çmime të larta të shezlloneve e bllokada trafiku

11. Juni 2025

Flitet për lidhjen e re të Sarës, por ajo po shijon pushimet me Ledrin?

11. Juni 2025

Pas arrestimit, tiktokeri i famshëm, Khaby Lame largohet nga SHBA-ja

11. Juni 2025

MPJ, thirrje qytetarëve të Kosovës të shmangin kalimin nëpër Serbi

11. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Home»Rajon»Thuajse 1 milion turistë vetëm në dy muaj, Shqipëria po përjeton shpërthimin e radhës turistik
Rajon

Thuajse 1 milion turistë vetëm në dy muaj, Shqipëria po përjeton shpërthimin e radhës turistik

26. März 20242 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Kanë qenë në tërësi 970 mijë e 138, shtetasit e huaj, të cilët kanë vizituar vetëm në dy muajt e parë të vitit Shqipërinë.

Një rritje kjo me mbi 40%, kur në të njëjtën periudhë të një viti më parë, të huajt që kishin vizituar Shqipërinë ishin 686 mijë.

Instituti i Statistikave (INSTAT) ka publikuar shifrat mujore të radhës sa i takon turizmit dhe vetëm në shkurt, ka pasur një rritje prej 55.4% të pushuesve të huaj, krahasimisht me shkurtin 2023. Numri i tyre në tërësi ka qenë 480 mijë.

Shkurti nuk njihet si një muaj tepër i favorshëm turistik, por sa duket, Shqipëria po tregon një ecuri të hekurt në këtë aspekt.

Mjafton të shihet se ndryshimi vjetor për dy muajt e parë të vitit është në termat e 41.3%.

Nëse një ritëm i tillë mbahet në këtë formë, atëherë është e kuptueshme se nga 10 milionë turistë të huaj gjatë vitit të shkuar, ky vit mund të rezervojë edhe shifrën prej 14 milionë turistësh në gjithë vitin.

Janë kryesisht evropianët, ata të cilët zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë, mbi të gjitha ata nga Evropa jugore.

Pjesa më e madhe vijnë për arsye personale, si pushimet, apo vizitat tek të afërmit. Më pak për qëllime shëndetësore dhe fetare. Por, së fundmi, është shtuar edhe numri i atyre, të cilët janë udhëtarë tranzitorë.

Gjë kjo, që tregon se ata kanë zgjedhur aeroportin e Rinasit si portë e tyre për të shkuar drejt një vendi tjetër, duke parë edhe çmimet e favorshme, apo vendmbërritjet e shumta që Rinasi ka ofruar në vitet e fundit, duke u bërë edhe aeroporti më i frekuentuar në Ballkan dhe duke lënë pas atë të Beogradit.

Ajo çfarë bie në sy ndërkaq, është se edhe shqiptarët, kanë filluar të udhëtojnë më shumë drejt Shqipërisë dhe nga Shqipëria, ku mbi 500 mijë persona shqiptarë kanë hyrë në vend gjatë janarit dhe shkurtit, duke vërtetuar se po shtohen edhe udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit.

Shqipëria
Share. Facebook
Previous ArticleTayna “zhduket” nga Instagrami
Next Article Komenti i Goldit ndaj Petrovcit, i reagon aktori i njohur: Profa ka qenë i plagosur në luftë

Related Posts

Mali i Zi e nis mbrapsht sezonin turistik- Çmime të larta të shezlloneve e bllokada trafiku

11. Juni 2025

Një shqiptare mbytet në brigjet e Puketit në Tajlandë

11. Juni 2025

Bllokohen 41 mjete lundruese në Ksamil

10. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Mosrritja e pagave qon në grevë 48 orëshe në Hekurudhat e Kosovës, ndalet qarkullimi i trenit

Read More

Sot varroset ish-kryeministri, Bujar Bukoshi

Read More

26 vjet nga çlirimi i Kosovës

Read More

Franco Foda drejt largimit nga Kosova, në negociata me skuadrën arabe

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.