Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Amal Clooney shkëlqen në Festivalin e Filmit në Kanë

17. May 2025

Fatma e komentoi për jetën e saj luksoze, Hati i reagon për herë të parë

17. May 2025

Lidhja sekrete e Beatriçes, si e bëri pjesë të muzikës artisti italian, kush është Marcello dhe historia e dashurisë

17. May 2025

Nuk pritej, ja kush ka humbur ndjekës në “Instagram

17. May 2025

Taulant Xhaka pezullohet dhe gjobitet në Zvicër

17. May 2025

Kiara nda momentin e ëmbël: “Ejllat” bashkë

17. May 2025

Dafina Zeqiri hedh votën për “Zjerm”, bën thirrje të veprohet njëjtë

17. May 2025

Të mirat dhe “dëmet” nga konsumimi i fasuleve

17. May 2025

Santiana ja qet ‘flakën’ Instagramit me imazhet e fundit

17. May 2025

Ghetto Geasy “shkrin” rrjetin me urimin për Marinën

17. May 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Home»Ballina»Themelorja dhe Apeli konfirmojnë aktakuzën ndaj Dragisha Milenkoviqit për krime lufte në Kosovë
Ballina

Themelorja dhe Apeli konfirmojnë aktakuzën ndaj Dragisha Milenkoviqit për krime lufte në Kosovë

23. April 20246 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Gjykata Themelore e Prishtinës dhe Gjykata e Apelit kanë konfirmuar aktakuzën kundër Dragisha Milenkoviqit, ish-gardian i Burgut të Prishtinës dhe Lipjanit i akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile.

“Betimi për Drejtësi” ka siguruar dy vendimet në fjalë me të cilat është konfirmuar aktakuza e këtij rasti.

Fillimisht, mbrojtësi i të akuzuarit Milenkoviq, avokati Dejan Vasiq kishte kërkuar hudhjen e aktakuzës me pretendimin se hetimin të cilin e ka zbatuar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) është joligjor në pikëpamje të nenit 61, par.3 dhe nenit 129, par.9 të KPPK-së.

Kjo me pretendimin se mbrojtja nuk është ftuar asnjëherë në lidhje me zbatimin e veprimeve hetimore nga ana e policisë, në dëgjimin e dëshmitarëve, duke aluduar se kjo mënyrë e mbledhjes së provave nuk është e mundur në asnjë gjykatë apo prokurori në Kosovë, përveç në lëndët ku serbët janë të akuzuar për krime lufte.

Po ashtu, avokati Vasiq në kërkesën për hudhje të aktakuzës ka pretenduar se nuk është vërtetuar në masë të mjaftueshme dyshimi i bazuar i nevojshëm për akuzim, gjithashtu pretendoi se provat që i ka siguruar Prokuroria janë joligjore.

Mirëpo, Gjykata Themelore në Prishtinë, sipas vendimit të përpiluar më 28 shkurt 2024, ka refuzuar kërkesën e Vasiq si të pabazuar.

Në këtë vendim thuhet se, gjykata pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe pretendimeve të mbrojtjes, ka arritur në përfundim se kërkesa për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimi i provave janë të pabazuara, pasi që në rastin konkret provat mbi të cilat është mbështetur aktakuza janë të pranueshme dhe ekzistojnë prova të mjaftueshme të cilat vërtetojnë dyshimin e bazuar të kërkuar në këtë fazë të procedurës penale për të parashtruar aktakuzën dhe proceduar çështjen deri në shqyrtim gjyqësor.

“Sa i përket pretendimeve të mbrojtësit të të pandehurit se hetimi të cilin e ka zbatuar PSRK është joligjor në pikëpamje të neni 61 par.3 dhe nenit 129 par.9 të KPPK-së, pasi që mbrojtja nuk është ftuar asnjëherë në lidhje me zbatimin e veprimeve hetimore nga ana e policisë, në dëgjimin e dëshmitarëve, gjykata këto pretendime i hodhi poshtë si të pabazuara dhe të pa argumentuara, ngase PSRK ka zhvilluar hetime sipas dispozitave ligjore që i parasheh KPPK, hetimi është mbikëqyrur edhe nga gjyqtari i procedurës paraprake, dhe si i tillë është i ligjshëm dhe provat janë marrë në mënyrë të ligjshme duke mos i shkelur apo cenuar të drejtat e mbrojtjes”, thuhet tutje në vendimin e Themelores.

Ndërsa, në raport me pretendimet e mbrojtësit se “nuk prova të mjaftueshme për të mbështetur një dyshim të bazuar mirë se është kryer vepra penale sipas aktakuzës”, gjykata ka vlerësuar se bazuar në provat bashkëngjitur aktakuzës, siç janë: deklaratat e të dëmtuarve-dëshmitarëve  deri në këtë fazë të procedurës, krijohet bindja se ekziston dyshimi i bazuar që i pandehuri është kryerës veprës penale e cila me aktakuzë i vihet në barrë.

“Andaj me qëllim të vërtetimit të plotë dhe të drejtë të gjendjes faktike, rrjedhimisht zbardhjes së të vërtetës materiale, gjykata gjatë shqyrtimit gjyqësor do të administrojë me të gjitha provat e propozuara e në përputhje me dispozitat në fuqi të KPPRK-së, e nga të cilat prova në përfundim të këtij shqyrtimi do të konstatohet nëse ekziston përgjegjësia penale e të pandehurit në raport me veprën penale e cila i vihet në barrë”, thuhet në vendimin e Themelores.

Kundër këtij aktvendimi, avokati Vasiq kishte paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit, për shkak të shkeljeve të dispozitave të procedurës penale dhe vërtetimit të gabuar të gjendjes faktike.

Nga shikimi i aktvendimit të gjykatës së shkallës së parë rezulton se gjykata e shkallës së parë ka dhënë arsye të mjaftueshme dhe të qëndrueshme me refuzimin e kërkesave të mbrojtjes”, thuhet tutje në vendimin e Apelit.

Sipas Apelit, aktakuza e ngritur nga ana e PSRK-së përmban të gjitha elementet e duhura ligjore siç i parasheh dispozita e nenit 235 paragrafi 1 të KPP-së, dispozitë kjo që rregullon aktakuzës, ndërsa nuk ekzistojnë arsyet për hedhjen e aktakuzës ashtu siç i ka paraparë dispozita ligore e nenit 244 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1, 1.2, 1.3, 1.5, 1.6 dhe 1.7 të KPP-së.

Gjykata e Apelit vlerëson se gjykata e shkallës së parë ka vepruar drejt kur ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave, meqë pretendimet ankimore në këtë fazë të procedurës penale u vlerësuan si të pabazuara.

Aktakuza e ngritur më 26 dhjetor 2023 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ngarkon Dragisha Milenkoviqin se në cilësinë e gardianit të Burgut të Prishtinës dhe Lipjanit, gjatë periudhës së luftës në Kosovë 1998-1999, në Burgun e Prishtinës dhe të Lipjanit, në bashkëkryerje edhe me zyrtarë tjerë të burgjeve në fjalë Ljubomir Çimburoviç, ish-drejtor i Burgut të Qarkut në Prishtinë, Predrag Bradiq dhe Milivoje Iviq, ish-gardianë të Burgut të Prishtinës dhe Lipjanit, në mënyrë sistematike i kishin maltretuar të burgosurit shqiptarë, duke i torturuar në mënyrë ç‘njerëzore me mjete të ndryshme si shkop gome, shufra metalike, kabllo elektrike, gypa të ujit, shqelma e grushte, deri në alivanosje, duke iu shkaktuar lëndime trupore, ashtu siç e shpjegojnë vetë viktimat, se pas këtyre rrahjeve kishin pasur dhimbje të mëdha në gjithë trupin, dhunë psiqike, i kanë lënë pa ngrënë për gati një javë, i kanë kanosur seriozisht për jetë e si pasojë e kësaj dhe rrahjeve të vazhdueshme kanë pësuar gjendje ankthi dhe frikë.

Aktakuza thotë se Milenkoviq, nga 24 maj 1999 deri më 10 qershor 1999, në Burgun e Lipjanit, në cilësinë e personit zyrtar dhe në bashkëkryerje edhe me zyrtarë tjerë të burgjeve në fjalë Çimburoviç, Bradiq dhe Iviq, pasi i kanë transferuar të burgosurit shqiptarë nga Burgu i Dubravës në Burgun e Lipjanit, fillimisht kishin formuar kordon në hyrje të burgut nga të dyja anët, ku të burgosurit ishin detyruar që të kalonin përmes kordonit, e pastaj kishin filluar që t’i godasin me mjete të ndryshme si shkop gome, grushte e shqelma.

Gjithnjë sipas aktakuzës, pas kësaj në mënyrë sistematike kishin keqtrajtuar të burgosurit shqiptarë, duke torturuar në mënyrë ç‘njerëzore, maltretuar, shkaktuar lëndime trupore dhe siç e shpjegojnë vetë viktimat, pas këtyre rrahjeve kishin pasur dhimbje të mëdha në gjithë trupin, dhunë psiqike, i kanë lënë pa ngrënë për ditë të tëra, i kanë ofenduar e sharë dhe i kanë kanosur seriozisht për jetë se do i vrasin të gjithë, veprime këto të cilat kanë shkaktuar gjendje ankthi dhe frike tek ata.

Me këtë, akuzohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së.

Milenkoviq ngarkohet edhe se në shtëpinë e tij më 21 qershor 2023, në Graçanicë, gjatë zbatimit të urdhër kontrollit, policia ka gjetur një pistoletë, fishekë, karikatorë, thikë, shufër metalike.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366, par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /BetimipërDrejtësi

118

Prishtina
Share. Facebook
Previous ArticleShokon YE: “Treshe me Michelle Obama-n?”
Next Article Kylie vendos inicialet e Anxhelina Hadërgjonajt në xhinse

Related Posts

Microsoft paralajmëron shkurtimin e 3% të fuqisë punëtore

17. May 2025

Sezoni i kumbullave jeshile, shurupi i rrallë që ju ndihmon për tretjen! Zbuloni vlerat e mëdha ushqyese

17. May 2025

Publikohet një fotografi e rrallë e tri ikonave të humorit shqiptar

14. May 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Amal Clooney shkëlqen në Festivalin e Filmit në Kanë

Read More

Fatma e komentoi për jetën e saj luksoze, Hati i reagon për herë të parë

Read More

Lidhja sekrete e Beatriçes, si e bëri pjesë të muzikës artisti italian, kush është Marcello dhe historia e dashurisë

Read More

Nuk pritej, ja kush ka humbur ndjekës në “Instagram

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Email[email protected] Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

We are using cookies to give you the best experience on our website.

You can find out more about which cookies we are using or switch them off in Privacy Policy

Infoline News
Powered by  GDPR Cookie Compliance
Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.

Strictly Necessary Cookies

Strictly Necessary Cookie should be enabled at all times so that we can save your preferences for cookie settings.

If you disable this cookie, we will not be able to save your preferences. This means that every time you visit this website you will need to enable or disable cookies again.