Mediat britanike i kanë kushtuar sërish artikuj trafikantëve shqiptarë, dhe mënyrës se si ata dërgojnë emigrantët e paligjshëm në ishull.
“The Telegraph”, ka bërë një tjetër investigim, ku tregon se trafikantë shqiptarë po shesin pasaporta me vlerë deri në 12 mijë paund për emigrantin e paligjshëm ose kriminelin që dëshiron të udhëtojë nëpër Evropë dhe të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar.
Ata pretendojnë se mund të anashkalojnë kontrollin biometrike duke përdorur pasaporta të vjetra që mund të kontrollohen vetëm manualisht.
Pasaportat e vendeve si Greqia, Rumania dhe Republika Çeke mendohet se janë vjedhur për t’i ngjasuar personit që banda kërkon të kontrabandojë .
“Bandat shqiptare reklamojnë shërbimet e tyre nëpërmjet një faqeje private në Instagram me etiketën “Passage to the UK” që ka 1600 ndjekës”, shkruan media britanike.
“12,500 paund për të hyrë në MB! Kjo reklamohet përmes story në Instagram, të cilat fshihen pas 24 orësh, në vend të një faqeje publike për të shmangur zbulimin dhe platformën që vepron për të mbyllur llogarinë. Instagram tha se kishte hequr llogarinë pasi u kontaktua nga The Telegraph.