Ish-presidentit Hashim Thaçi iu është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj nga Gjykata Speciale në rastin ku është i akuzuar bashkë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin për krime lufte.
Zyra e Prokurorit të Specializuar argumenton se ekziston rreziku i ikjes dhe dëmtimit të procesit gjyqësor ndaj tij dhe të tjerëve. Madje, shkon larg kur thotë se as kufizimet standarde në dhomat e paraburgimit në Hagë nuk arrijnë ta ndalojnë kinse rrezikshmërinë e tij.
“Sjellja e z. Thaçi tani përfaqëson një rrezik aq të lartë, saqë edhe kufizimet standarde të komunikimit dhe monitorimi i Qendrave të Paraburgimit të Gjykatës së Lartë janë të pamjaftueshme. ZPS-ja pohon se, për këtë arsye, dhe në lidhje me vazhdimin e gjyqit dhe zbulimin e vazhdueshëm, rreziqet themelore vazhdojnë të ekzistojnë”, pretendojnë në parashtresën e tyre ZPS’ja.