Idriz Thaçi, vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi, në ditën e Kurban Bajramit e ka vizituar të vëllain në Hagë.
Thaçi ka thënë se spresojnë që në gjashtëmujorin e parë të vitit të ardhshëm do të lirohen ish-krerët e UÇK’së.
“Sot e vizitova, ia urova festën e Bajramit në emër të familjes dhe gjithë dashamirëve. Shpresojmë që së shpejti do të mund të festojmë bashkë në Kosovë. Edhe ai ua uroi festën të gjithëve dhe është shumë mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të të gjithë qytetarëve. Janë të gjithë mirë. Janë bashkë dhe të pathyeshëm. Besojmë shumë që ky proces i padrejtë do të përfundojë në gjashtëmujorin e parë të vitit të ardhshëm dhe ata do të lirohen dhe do të kthehen te familjet e tyre, në vendin e tyre. Të fala keni nga Haga!”, ka thënë Idriz Thaçi, pas përfundimit të vizitës së sotme tek vëllai i tij në Hagë.