Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) njoftoi se pas 4 prillit 2025 nuk do të thërrasë asnjë dëshmitar në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Kjo u bë e ditur të mërkurën nga prokurori Matt Halling në konferencën për ecurinë e çështjes në këtë rast, raporton “Betimi për Drejtësi”.