Ka nisur takimi mes Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit Ramush Haradianj, të cilin po e takon në emër të kreut të AAK’së.
Haradinaj po e zhvillon takimin me Thaçin, një ditë pasi tha se dialgou me Serbinë nuk mund të udhëhiqet nga njeriu që e përkrahu ndarjen e Kosovës.
Takimi mes Thaçit e Haradinajt po mbahet në këto çaste në Zyrën e Presidentit.
Me të shkuar në takim, presidenti Thaçi iu drejtua Haradinajt me “O hajde kryeministër”.
Presidenti Thaçi ka nisur maratonën e takimeve me liderët politikë në vend, të cilin e nisi me kreun e LDK’së, Isa Mustafën.
https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/Commercial-Event-Instagram-Post-in-Black-and-White-Neon-Pink-Bold-Gradient-Style.png
Ai e ka ftuar në takim edhe kryeministrin Albin Kurti, në cilësinë e kryetarit të VV’së. Shefi i Qeverisë akoma nuk e ka konfirmuar vizitën.