Shqipëria merr zyrtarisht kryesimin e OSBE-së
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi e ka uruar Shqipërinë për marrjen e kryesimit të udhëheqjes së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
I pari i vendit shpreson që të punojnë bashkë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për të forcuar demokracinë.
“Urime Shqipërisë për marrjen e kryesisë së OSBE-së për vitin 2020. Ne shpresojmë që të punojmë me kryeministrin Edi Rama për të çuar përpara misionin tonë të përbashkët për forcimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
I lumtur të shoh listën gjithëpërfshirëse të prioriteteve që i japin përparësi paqes dhe pajtimit”, ka shkruar presidenti në llogarinë e tij “Twitter”.
//21media/