Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dekoruar me urdhrin “Shote Galica”, Sevdije Shyti-Azemin nga fshati Zhabar të Mitrovicës, e cila ishte organizatore e shumë rezistencave ndaj forcave serbe.
Presidenti Thaçi ka shkruar se përkundër vuajtjeve dhe torturave që i ka përjetuar, ajo nuk është dorëzuar kurrë.
“Kosova e gëzon lirinë dhe pavarësinë falë shumë brezave që sakrifikuan e luftuan deri në fund për Kosovën e pavarur”, ka shkruar Thaçi në rrjetin e tij social Facebook
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)