Tiri Gjoci dhe Krisa Çaushi kanë qenë një nga çiftet më të dashur të këtij edicioni në Big Brother VIP Albania.
Ata sa ishin në shtëpi u përballën me disa akuza, që Loredana Brati ia adresoi gjegjësisht Tirit.
Ajo tha se ka flirtuar me të në një klub ku po performonte, ndonëse e pranishme ishte edhe Krisa.

Në “Natën me Aulonën”, çifti diskutuan rreth kësaj pjesë dhe thanë se Lori ka kërkuar falje.
Por, në anën tjetër Krisa thekson se ishte në një mënyrë për të dëmtuar imazhin e këngëtarit.
“Unë e njoh karakterin e Tirit, ai vet ka pasur një përshtypje më të fortë për Loredanën, e ka pasur pak më shumë inat si unë. Nuk e di çfarë mund të ndodh mbrapa. Jam njeri që fal nuk e kam problem, unë jam e hapur”, u shpreh ajo.