Tha se gjeti dashurinë jashtë “Për’puthen”, Sindi ndahet nga i dashuri?
Sindi Loci doli e vetme nga “Për’puthen, ndonëse ishte një nga konkurrentet që qëndroi më gjatë në program. Ajo nuk arriti të përputhej me asnjë nga djemtë në emision, por më vonë, nga deklaratat e saj la të kuptohej se e kishte gjetur dashurinë jashtë.
“Për vete më bëri me shikimin si fillim. Kur bisedojmë duket sikur humb në sytë e mi dhe sikur koha ndalon”, tha Sindi, e pyetur në Instagram sesi i dashuri e kishte bërë për vete.
Mirëpo, duket se lidhja e tyre nuk ka zgjatur shumë, pasi kudo në rrjet po përflitet se janë ndarë. Shkak janë bërë postimet e Sindit në Instastory. “Për arsye personale, kam nevojë për një përqafim”, shkruhet në njërin prej tyre. Më pas ish-konkurrentja ka shpërndarë një foto tjetër, ku tregon se ndihet e zhgënjyer. “Mos i besoni kurrë dikujt që thotë se ka qenë tepër i zënë. Nëse do të dëshironin të ishin aty, do të ishin me patjetër”, shkruhet në postim. Sindi i ka bërë tag mamasë së saj duke shkruar “E urrej kur ke gjithmonë të drejtë”, duke lënë të kuptohet se ajo mund ta ketë paralajmëruar që më parë.