Diabeti mund të mbetet i pazbuluar për shumë vite, sepse nivelet e larta të sheqerit në gjak nuk janë aq të lehta për t’u zbuluar nëse nuk u kushtojmë vëmendje sinjaleve të caktuara që trupi ynë na tregon se diçka nuk është në rregull.
Ndërsa shenjat treguese, të tilla si nevoja e shtuar për të urinuar dhe etja ekstreme, kryesojnë listën e simptomave të diabetit, ka edhe nga ato më pak të njohura që shfaqen në gojë, sipas Better Health Channel, shkruan Index.hr/
Sheqeri i lartë në gjak mund të çojë në:
periodontozë
abscess të mishrave të dhëmbëve
kariesit
infeksionet mykotike
Lichen planus (gjendje inflamatore, autoimune e lëkurës)
ulçera në gojë
çrregullime të shijes
goja e thatë, e djegur për shkak të niveleve të ulëta të pështymës.
Dentistët janë shpesh në ballë të zbulimit të kushteve serioze shëndetësore si diabeti. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të vizitoni rregullisht dentistin tuaj.
Përveç simptomave të mësipërme, diabetin e tregojnë edhe lodhja, humbja e peshës dhe masës muskulore, turbullimi i shikimit dhe infeksionet mykotike të zonës intime.