Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Ina Kollçaku prezanton partnerin: Çifti i ri rrëmben vëmendjen me këto veprime

18. May 2025

Studimi zbulon se çaji, manaferrat dhe ushqimet e pasura me flavonoide luajnë rol në “mosplakje”

18. May 2025

Këmbët tuaja, ilaçi më i lirë: Ecja lufton kancerin

18. May 2025

Rosie, mishërim i elegancës me një fustan të kuq joshës në Kanë

18. May 2025

Kush është Sandra Studer, gruaja që rikthehet në skenën e Eurovisionit pas më shumë se tri dekadash?

18. May 2025

Tre policë të lënduar në protestën për Eurovizionin në Bazel

18. May 2025

Zvicër: Policia, me kufizime trafiku për shkak të vizitës së planifikuar të Vjosa Osmanit

18. May 2025

Gjesti zbulon planet për këngë të reja

18. May 2025

Në Tiranë paguhet edhe shërbimi i tavolinës prej 5%

18. May 2025

Hana dhe Mozzik shihen bashkë pas një kohe të gjatë – kalojnë fundjavën së bashku

18. May 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Home»Lajme»Tetë pretendues për kadetë përjashtohen pasi dolën pozitivë në testet për droga
Lajme

Tetë pretendues për kadetë përjashtohen pasi dolën pozitivë në testet për droga

6. April 20245 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Testimet e fundit të pretenduesve për kadetë në Policinë e Kosovës zbuluan se së paku 13 nga afro 1.000 të testuarit, rezultuan pozitivë për përdorimin e drogave.

Së paku tetë prej tyre u përjashtuan nga procesi i rekrutimit.

Në shqyrtimin e rasteve të tyre tashmë janë të përfshira edhe gjykatat.

Për çka u testuan policët?

Për t’u pranuar në Policinë e Kosovës, kandidatët për kadetë duhet t’u nënshtrohen disa kontrolleve, përfshirë testet për disa lloje të drogave, ato mjekësore, psikologjike e të tjera.

Testet për droga deri në fund të vitit të kaluar janë kryer në institucione private, por pas një marrëveshjeje mirëkuptimi mes Policisë së Kosovës dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, kanë kaluar në institucionet shtetërore.

Drejtori i Klinikës së Biokimisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Shemsi Veseli, konfirmon për Radion Evropa e Lirë se disa kandidatë të testuar aty, kanë dalë pozitivë në testet për amfetaminë dhe disa lloje të tjera të substancave narkotike.

“Në grupin e parë prej 426 personash, në muajin janar, tetë kanë rezultuar pozitivë, kurse sa i takon grupit në muajin mars, prej 519 personash, pozitivë kanë rezultuar pesë”, thotë Veseli.

“Duhet përmendur se në grupin e parë kanë dalë kryesisht pozitivë në amfetaminë, ndërsa në grupin e dytë ka qenë një laramani substancash”, shton ai.

Çka është amfetamina?

Amfetamina është drogë stimuluese, që përshpejton mesazhet që udhëtojnë mes trurit dhe trupit.

Ajo mund të jetë legale kur përshkruhet nga mjeku për trajtimin e problemeve të caktuara, si mungesa e vëmendjes apo çrregullimeve me gjumë, dhe jolegale kur përdoret pa recetë, për të rritur ose përmirësuar performancën.

Në ueb-faqen e Klinikës Mayo në SHBA thuhet se kjo substancë, kur jepet me përshkrim të mjekut, përdoret si pjesë e një programi të përgjithshëm që përfshin edhe trajtimin social, edukativ dhe psikologjik të pacientit.

Në Policinë e Kosovës thonë se për tetë kandidatët e parë që kanë dalë pozitivë në substanca narkotike, është marrë tashmë vendimi për përjashtimin e tyre nga procesi i rekrutimit.

Për pesë të tjerët pritet të merret vendimi i njëjtë.

“Kandidatët që nuk i plotësojnë standardet e kërkuara në një nga fushat ku kryhen kontrollet mjekësore/psikologjike, nuk mund t’i vazhdojnë më tej procedurat për t’u bërë kadetë të Policisë së Kosovës”, thuhet në një deklaratë të këtij institucioni dhënë Radios Evropa e Lirë.

Policia e Kosovës nuk iu përgjigj nëse në të kaluarën, kur testet janë kryer në institucione private, ka pasur raste pozitive për përdorim drogash.

Padi në gjykata

Së paku dy prej kandidatëve për kadetë, të cilët u përjashtuan nga procesi i rekrutimit, kanë ngrituar tashmë padi në gjykata kundër Policisë së Kosovës.

Për njërin prej rasteve, Gjykata Themelore në Prizren konfirmoi për REL-in se ka marrë një aktvendim procedural, duke kërkuar nga Klinika e Biokimisë në QKUK që të bëjë ekspertiza të hollësishme, që do të konfirmonin nëse personi në fjalë është përdorues i substancave narkotike.

Në sqarim, gjykata tha se është kërkuar që të saktësohet se cilës periudhë kohore i referohet rezultati – nëse ai pasqyron vetëm gjendjen aktuale apo edhe një periudhë më të gjatë kohore.

“Propozuesi [paditësi] e ka për obligim që institucionit të lartcekur [Klinikës së Biokimisë] t’ia lejojë kryerjen e kësaj ekspertize, apo të paraqitet në institucionin e lartcekur pas thirrjes nga ana e tij”, thuhet në deklaratën që Gjykata Themelore në Prizren i dha REL-it.

Aty, po ashtu, theksohet se pas pranimit të raportit të ekspertizës, gjykata do të vazhdojë me trajtimin e rastit.

Gjykata Themelore në Prishtinë, në anën tjetër, nuk iu përgjigj interesimit për të komentuar padinë e ngritur në këtë institucion.

Ngjashëm, as Policia e Kosovës nuk i komentoi paditë kundër saj.

“Testet janë të sigurta”

Drejtori i Klinikës së Biokimisë, Shemsi Veseli, thotë se testimet në QKUK zvogëlojnë rrezikun që policët e ardhshëm të jenë përdorues të substancave abuzuese.

Për testet e kryera në Biokimi, ai thotë se nuk ka asnjë dyshim.

“Nuk duhet të ketë hezitim [për pranimin e rezultatit], sepse testet janë të sigurta dhe nuk ka njëanshmëri. Ne i bëjmë testet dhe nuk i shohim emrat, nuk i njohim kandidatët… Gjykata e ka ngritur këtë çështje dhe ne do të përgjigjemi”, thotë Veseli, por pa dhënë më shumë hollësi.

Specialisti i toksikologjisë, Nardi Sheqerxhiu, thotë se testet që përdoren në QKUK për identifikimin e substancave narkotike ose abuzuese, janë të shpejta ose rapide dhe realizohen përmes urinës.

“Amfetamina detektohet në urinë deri në 48 orë pas përdorimit të fundit. Pas 48 orëve, testi i amfetaminës në urinë mund të rezultojë negativ, ngase substancat e konsumuara vazhdimisht eliminohen me urinë”, thotë Sheqerxhiu.

Kjo nënkupton se nëse një kandidat për kadet policor, që ka rezultuar pozitiv për amfetaminë, mund të rezultojë negativ nëse ritestohet.

Sheqerxhiu thotë se ekzistojnë disa teste që mund të kryhen përmes flokëve, të cilat japin rezultate për një periudhë më të gjatë pas përdorimit të fundit të substancave abuzuese, porse ato, sipas tij, nuk kryhen në Kosovë.

E formuar gati 25 vjet më parë, Policia e Kosovës ka mision “të ofrojë zbatimin e ligjit në mënyrë profesionale, efektive dhe efikase”.

Ajo numëron mbi 9.000 pjesëtarë me grada të ndryshme.

Pagat e tyre nisin nga 210 euro në muaj për kadetët policorë deri në mbi 1.500 euro në muaj për drejtorin e përgjithshëm.

Policët e Kosovës nuk kanë as sigurim shëndetësor, as jetësor./REL/

113

Policia e Kosoves
Share. Facebook
Previous ArticleSara Gjordeni tregon “vuajtjet” e “Bardhit të shkretë”
Next Article Lajm i keq për fansat e Spotify: Çmimet po rriten!

Related Posts

Këmbët tuaja, ilaçi më i lirë: Ecja lufton kancerin

18. May 2025

Tre policë të lënduar në protestën për Eurovizionin në Bazel

18. May 2025

Zvicër: Policia, me kufizime trafiku për shkak të vizitës së planifikuar të Vjosa Osmanit

18. May 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Ina Kollçaku prezanton partnerin: Çifti i ri rrëmben vëmendjen me këto veprime

Read More

Studimi zbulon se çaji, manaferrat dhe ushqimet e pasura me flavonoide luajnë rol në “mosplakje”

Read More

Këmbët tuaja, ilaçi më i lirë: Ecja lufton kancerin

Read More

Rosie, mishërim i elegancës me një fustan të kuq joshës në Kanë

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Email[email protected] Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

We are using cookies to give you the best experience on our website.

You can find out more about which cookies we are using or switch them off in Privacy Policy

Infoline News
Powered by  GDPR Cookie Compliance
Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.

Strictly Necessary Cookies

Strictly Necessary Cookie should be enabled at all times so that we can save your preferences for cookie settings.

If you disable this cookie, we will not be able to save your preferences. This means that every time you visit this website you will need to enable or disable cookies again.