Sipas një video të postuar në X (Twitter) nga “Shanghai Let’s meet”, Gigafabrika e Tesla-s në Shangai mund ta nxjerr një Model 3 ose Model Y çdo 40 sekonda.
Ky informacion është një tjetër përkujtues i shkallës së lartë dhe efikasitetit të prodhimit të Tesla-s në vendin aziatik.
Shpejtësia e jashtëzakonshme e prodhimit e tejkalon edhe Ford-in, kompani kjo e cila në një deklaratë për media në janarin e 2023-shit kishte thënë se fabrika e saj e kamionçinave në Dearborn të Miçigan-it, nga linja e saj e prodhimit mund ta nxjerr një F-150 çdo 49 sekonda, raporton InsideEVs, përcjell Telegrafi.
https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/Commercial-Event-Instagram-Post-in-Black-and-White-Neon-Pink-Bold-Gradient-Style.png