Padia për sulm seksual, ndaj Jay Z-së, është tërhequr.
Një grua kishte denoncuar Jay Z-në dhe Diddy-n për sulm seksual, duke pretenduar se ngjarja kishte ndodhur në MTV VMA në vitin 2000, kur viktima ishte 13 vjeçe.
Një audio incizim i siguruar nga “ABC News” shfaq viktimën që dëgjohet duke pranuar se Jay Z nuk e kishte sulmuar atë dhe duke pranuar se avokati i saj e shtyu të ngritë padinë ndaj Jay Z.
“Ai ishte vetëm aty, por nuk kishte të bënte me ndonjë akt seksual ndaj teje?”, pyeti hetuesi privat.