Teksa pozon mbi varkë, Anxhelina Hadërgjonaj lë pa fjalë me dukjen
Anxhelina Hadërgjonaj vazhdon të pëlqehet nga publiku.
Pavarësisht pauzave të herë pas hershme, vajza e Albërijes vazhdon të ketë respekt dhe pëlqim nga publiku.
Bukuroshja kohët e fundit është bërë më shumë aktive me projektet muzikore për të cilat është krahasuar me Beyoncen sa i përket ngjyrimit të zërit.
Ndërkohë që ajo përveç për muzikë pëlqehet shumë edhe për pamjen e saj të jashtme. Së fundmi, teksa ndodhet në pushime ka sjellë një pozë mbi varkë duke marrë vëmendjen e ndjekësve të saj të cilët nuk hezituan ta komplimentojnë.