Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në Rrile të Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës së fshatit Rrile dhe një person ka mbetur i plagosur.
Ai është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
I plagosuri është 54-vjeç dhe nuk dihet ende motivi i këtij atentati. Policia ndodhet në vendngjarje.
Sipas raportimit, viktima ishte duke lëvizur me makinën e tij, ndërkohë që është qëlluar.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës së këtij fshati duke shkaktuar rrezik dhe për të tjerët, raporton Top Chanel.