Në mbrëmjen e sotme një person ka shtë/në me ar/më zja/rri drejt një shoferi të kombi-busit në Gjakovë në rrugën “Gaspër Karaqi”.
Sipas njoftimit të Policisë, në kombi-busin e kompanisë “Ylli” kishte udhëtarë.
Aty thuhet se dy plu/mba qëll/uan kombi-busin, por nuk pati të lënduar.
I dyshuari është ende në arrati dhe policia po merret me rastin.
“Ju njoftojmë se me datë 30.05.2021 rreth orës 19:22 në rr. “Gaspër Karaqi” kemi marrë informatë se një person i panjohur me veturë Opel Omega ngjyrë hiri (sipas një dëshmitari) ka shtë/në me armë zjarri në drejtim të viktimës A.K. i lindur në Klinë, banor i Gjakovës, ku i njëjti ishte duke drejtuar kombi-busin e kompanisë së transportit të udhëtarëve “Ylli”, ku dy predha kanë goditur këtë kombi por fatmirësisht nuk kemi asnjë person të lënduar”.