Gigi Hadid ka dhënë miratimin e saj për foton më të fundit në Instagram të ish të dashurit dhe babait të fëmijës së saj, Zayn Malik.
Këngëtari, 30 vjeç, pozoi për një foto pa këmishë ndërsa luante një piano të kuqe, duke treguar tatuazhet më të fundit në koleksionet e tij.
Ndjekësit e tij panë se Gigi, 28 vjeçe, ishte në mesin e njerëzve që pëlqyen imazhin e artistit.
Kjo vjen pasi, Gigi tregoi tatuazhin e saj të jashtëzakonshëm teksa ishte e veshur me bikini gjatë pushimeve në fillim të këtij muaji.
Pamja e tatuazhit të Gigit erdhën pas raportimeve se ajo u arrestua për posedim të marihuanës ndërsa po hynte në ishujt Kajman në fillim të këtij muaji.
Marihuana u përcaktua se ishte “vetëm për përdorim personal” – por Hadid dhe McCarthy u arrestuan me akuzën e “dyshimit të importimit të drogës dhe importimit të enëve të përdorura për konsumimin e saj”.
Lëvizja e fundit në lidhjen e tyre sugjeron se Gigi dhe Zayn, të cilët janë bashkë prindër të vajzës së tyre Khai, janë në marrëdhënie të mira pas ndarjes së tyre.