Morena Taraku pas skandalit të telefonatës nuk ka dhënë ndonjë deklaratë, e përderisa të tjerë tallen me fjalë nga videoja e famshme ajo po kujton jetën luksoze.
Morena Tarakut po i mungojnë momentet e këndshme nga pushimet në Tajlandë.
Nga atje ka publikuar fotografi dhe video nga më të ndryshmet ndërsa tani kur pushimet kanë mbaruar, modelja dhe këngëtarja e ka ndarë me ndjekësit një video nëpërmjet të cilës ka lënë të kuptohet se po i mungon ajo kohë.
Ajo shihet e hipur mbi elefantin i cili quhet Choo dhe ka thënë se po i mungon shumë.
“Më mungon Choo”, ka shkruar Morena pranë postimit.